AKTIVITET TRAJNUES: “Parimet etike dhe kufijtë në përdorimin e IA për hetime penale” - 5 shkurt 2026

Shkolla e Magjistraturës, më datë 5 shkurt 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Parimet etike dhe kufijtë në përdorimin e IA për hetime penale (analizë e provave digjitale, parashikim i sjelljes kriminale, etj.). Të drejtat e palëve dhe standardet e drejtësisë kur përdoren mjete të automatizuara, Rreziku i mbështetjes së tepruar në algoritme në fazat e ndjekjes penale dhe prokurorisë. Detyrimi i prokurorit për kujdes të shtuar në verifikimin e rezultateve të IA", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Arben Isarajdhe Olkeda Lice

Lehtësuese: Olgert Rumnici

Qëllimi i këtij trajnimi:. Zhvillimet e vrullshme në fushën e inteligjencës artificiale (IA) po ndryshojnë mënyrën si kryhen hetimet dhe ndjekjet penale në mbarë botën. Prokurorët, si aktorë kyç të sistemit të drejtësisë, përballen me presionin për të përmirësuar efikasitetin dhe saktësinë e punës së tyre, ndërsa njëkohësisht të ruajnë standardet më të larta të etikës profesionale.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Përdorimi i inteligjencës artificiale në dritën e standardeve etike të Prokurorit:
  • Inteligjenca Artificiale si mjet ndihmës dhe parimi i pavarësisë së prokurorit;
  • Vlerësimi algoritmik i rrezikut dhe parimi i paanshmërisë;
  • Analiza e provave digjitale dhe parimi i ligjshmërisë;
  • IA dhe parimi i pastërtisë së figurës si dhe përgjegjësia personale e prokurorit;
  • Menaxhimi algoritmik i çështjeve dhe barazia para ligjit;
  • Transparenca dhe shpjegueshmëria;
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe privatësisë;
  • IA në trajnimin etik të prokurorëve.
  • Hetimi paraprak dhe përdorimi i mjeteve të automatizuara:
  • Hetimi i bazuar në IA; të drejtat e palëve dhe rreziku i mbështetjes së tepruar në algoritme në fazën e ndjekjes penale;
  • Roli i prokurorit në hetimin paraprak për të garantuar që përdorimi i IA-së është i ligjshëm, proporcional dhe i nevojshëm;
  • Kuptimi i provës të përftuar me IA; Të provuarit sipas ligjit;
  • Klasifikimi i provës së marrë me IA;
  • Kriteret që një provë e përftuar nga inteligjenca artificiale të jetë e përdorshme;
  • Sfidat dhe kufizimet e përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

 

  • Kujdesi i prokurorit në përdorimin e inteligjencës artificiale:
  • Klasifikimet e inteligjencës artificiale sipas IA act i BE 2024;
  • Rekomandimet e Këshillit Suprem të Magjistraturës në Itali mbi përdorimin e IA dhe rolin e magjistratëve (ligji i ri i Italisë)
  • Gjetje nga studimi i Këshillit Konsultativ të Prokurorëve Evropianë mbi përdorimin e IA nga prokurori;
  • Përdorimet e mundshme të inteligjencës artificiale nga prokuroria.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.